“Nuk jam ‘Godfather-i’ i Shqipërisë”, Rama për FT: Investimi në Sazan do të bëhet pavarësisht protestave

“Nuk jam ‘Godfather-i’ i Shqipërisë”, Rama për FT: Investimi në Sazan do të bëhet pavarësisht protestave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij gjatë javëve të fundit të protestave, të nxitura nga projekti luksoz prej 4 miliardë dollarësh i lidhur me Jared Kushner dhe bashkëshorten e tij, Ivanka Trump. Në një intervistë për Financial Times, Rama mohoi kategorikisht pretendimet se ai është “Kumbari” që qëndron pas një sistemi korrupsioni në vend. “Disa thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘Jo’. Është kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj që nuk jam kumbari, por atyre t’i provojnë këto akuza”, deklaroi Rama. Protestat, të cilat mediat ndërkombëtare i kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, shpërthyen pas zemërimit publik lidhur me planin për ndërtimin e një kompleksi turistik luksoz në ishullin e Sazanit,...