“Nuk i mjaftojnë 4 milion eurot për të shitur imazhin e Shqipërisë, por duhen edhe nxënës”/ Reagon Boçi: Turp

“Nuk i mjaftojnë 4 milion eurot për të shitur imazhin e Shqipërisë, por duhen edhe nxënës”/ Reagon Boçi: Turp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shprehet në një reagim në rrjetet sociale se institucionet arsimore po përdoren për të mbushur shkallët e stadiumit të koncertit që do organizohet në Tiranë me pjesëmarrjen e artistit Kanye West. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Boçi akuzon qeverinë se po shfrytëzon nxënësit dhe mësuesit për krijimin e një imazhi të rremë të një Shqipërie ‘të lumtur’, duke e cilësuar këtë praktikë si një tjetër rast të përdorimit politik të arsimit. Sipas deputetit demokrat, përveç mbështetësve politikë dhe strukturave elektorale të mazhorancës, tashmë po përfshihen edhe nxënësit e shkollave. Reagimi i plotë: Nuk i mjaftojnë 4 milion eurot Ramës,për të shitur imazhin e një Shqipërie të lumtur e fanar ndriçues arkitektësh e parash droge buzë Adriatikut, me koncertin...