“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet
Protesta e cila vijon prej 41 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e kombit, për gazetarin Mentor Kikia nuk është vetëm një revoltë për vështirësitë ekonomike, por një lëvizje qytetare që kërkon standarde më të larta demokratike. Në Çdo kënd me Merita Hakljan në A2 CNN ai deklaroi se shumë protestues kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor, lirinë mediatike, mbrojtjen e mjedisit dhe barazi para ligjit. “Nëse një popull është thjesht i uritur, ai nuk e njeh nevojën e mbrojtjes së mjedisit, nuk e njeh nevojën e mbrojtjes së lirisë së medias. Aty ka protestues që kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor. Ka kërkesë për reformim të thellë për kushtet e barabarta të garës elektorale. Ka protestë, ka kërkesë për lirinë e medias, për të çliruar median nga kontrolli...
Burimi:
javanews.al