“Nuk do të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk e flet përçart!”, Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për mosreagimin e tij të drejtpërdrejt ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë televizive tha se nëse do ta kishte në dorë, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kreu i qeverisë shkruan se Qeveria e Shqipërisë dënoi deklaratën e qeveritares serbe përmes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hxoha, dhe shtoi se kjo rrugë reagimi është e duhura për çdo shtet që ka respekt për veten. Duke quajtuar çyryke ministren serbe, Rama shkruan se nuk mund t’i bashkohet korit të histerisë që jo rrallë herë përfshin opinionin publik. “Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe...
Burimi:
javanews.al