Non grata e Berishës ka rënë? DASH i përgjigjet Top Channel: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interest kombëtar të SHBA-së
Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar për Top Channel deklaratën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se i është hequr non grata. Në një përgjigje përmes postës elektronike thuhet se DASH ka bërë përjashtime për disa nga përcaktimet e nenit 7031 ku është bazuar non grata e pesë viteve më parë. “Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi një zëdhënës i DASH për Top Channel. Sipas përcaktimeve të DASH, waiver do të thotë përjashtim nga zbatimi i një mase ose kufizimi, i dhënë nga autoriteti që e ka vendosur atë. Në rastin e Departamentit të Shtetit të...
Burimi:
top-channel.tv