“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re!”, Balla tregon organizatorët e protestës (VIDEO)

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re!”, Balla tregon organizatorët e protestës (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi ndaj protestës së opozitës, duke treguar emrat e personave që sipas tij qëndrojnë pas organizimit të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar figurat politike dhe aktivistët e përfshirë në protestë, duke i cilësuar si “udhëheqësit e Shqipërisë së re”. Në video shfaqen: -Deputeti i PD, Klevis Balliu, -Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj, -Lëvizja Bashkë, Arlind Qori -Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj. “Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë e re” të cilët shpallin vendimet, japin konkluzionet, marrin like-t. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punë”, shkruan Balla krahas videos.