“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë
Kryeministri Edi Rama në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane. “Ligji i administratës tonë publike është aprovuar afro një dekadë më parë, atëherë ne mund të kuptojmë se çfarë transformimi ka ndodhur në shërbimin tonë civil. Është e rëndësishme të bëjmë dallimin, kur flasim për administratë publike, kemi shërbimin civil ku përfshihen 4 mijë ose më shumë… Ndërkohë që numri i përgjithshëm i administratës janë dhjetëra mijëra të tjerë. Nuk është i njëjti nivel dhe kjo është diçka që ekziston në shumë vende. Nëse në administratë ku gjendet gjithë ai burim njerëzor që na ka mundësuar ecurinë shembullore me procesin e negociatave, ne kemi sot një kualitet të ri, në administratën shtetërore ne...
Burimi:
javanews.al