‘Një trevë me histori nuk mund të fshihet’, deputeti i PD ngre zërin për Mirditën: Mos guxoni ta prekni
Deputeti i PD, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Bashkia Mirditë është mes 14 bashkive që mund të preken nga një riorganizim territorial. Gjoni shprehet kundër çdo nisme për shkrirjen e Bashkisë Mirditë, duke e cilësuar një vendim të tillë si cenim të historisë dhe identitetit të kësaj treve. Deputeti i Partisë Demokratike u bën thirrje mirditorëve të bashkohen përtej ndasive politike dhe shoqërore për të kundërshtuar çdo ndryshim që, sipas tij, cenon identitetin e trevës. “Mos guxoni të prekni Mirditën… Jam i skandalizuar kur pashë se mes 14 bashkive që rrezikojnë shkrirjen është edhe Bashkia e Mirditës. Nuk e kam idenë se kush është ajo mendje djallëzore që ka vendosur të shkrijë një trevë që, ndër shekuj, ka qenë simbol i...
Burimi:
sot.com.al