Një muaj në rrugë/ Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster, pushteti i tij po tronditet

Një muaj në rrugë/ Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster, pushteti i tij po tronditet

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama. Nga Louis Seiller, LE SOIR A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit? Duke i ofruar Ivanka Trump dhe Jared Kushner ishullin e Sazanit dhe disa mijëra hektarë bregdet të egër, kryeministri socialist 61-vjeçar, në pushtet që prej vitit 2013, me siguri mendonte se do ta forconte statusin e tij si njeriu më i fuqishëm në vend dhe do të fitonte simpatinë e presidentit amerikan....