“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat e BE me 180-vjetorin e Naim Frashërit: Drita jeshile erdhi në këtë moment

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat e BE me 180-vjetorin e Naim Frashërit: Drita jeshile erdhi në këtë moment

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar si një “mister të gëzueshëm” përkimin e avancimit të negociatave me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashëri. Kreu i qeverisë e vlerësoi Naim Frashërin si “udhërrëfyesin gjenial” të aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke risjellë në vëmendje shprehjen simbolike të poetit: “Diellit që lind andej nga perëndon”. Në mesazhin e tij, Rama shkruan: MIRËMËNGJES🇦🇱✍🏻🇪🇺Eshtë një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej...