“Një ministër që bën gafa çdo javë është problem”/ Deputeti i PD për deklaratën e Ferit Hoxhës: Po dëmton imazhin e Shqipërisë

“Një ministër që bën gafa çdo javë është problem”/ Deputeti i PD për deklaratën e Ferit Hoxhës: Po dëmton imazhin e Shqipërisë

Deputeti i Partisw Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për një tjetër gafë publike, pas deklaratës për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, të cilën më pas e relativizoi si “jashtë kontekstit”. Sipas Këlliçit, sqarimet e shpeshta të ministrit tregojnë mungesë serioziteti dhe dëmtojnë imazhin e vendit. Ai rikujton edhe skandalin e mëparshëm me fyerjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si idiotë, duke e cilësuar sjelljen e Hoxhës si të papërgjegjshme. Reagimi i plotë: Prapë ti Ferit…?! Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me arrogancën dhe supermacinë që pretendon se ka, ka bërë sot një tjetër gafë për të cilën është detyruar të japë shpjegime më pas! Kur një kryediplomat sqarohet një herë në javë për gjërat që bën e gjërat që...