Një lojë e rrezikshme/ Nga Lemon Soda tek Red Bull, si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat
Vitin e kaluar një biznesmen i quajtur Dritan Bellaj, paraqiti një aplikim për veprim në Doganë. Zoti Bellaj, është pronar i kompanisë Eurolab, e cila ka liçencën ekskluzive të tregtimit të Lemon Sodas në Shqipëri. Përmes aplikimit kompania Eurolab i kërkoi Doganës të ndalonte të ashtuquajturat importe paralele të Lemon Sodas dhe disa produkteve të tjera duke e bërë atë të vetmin importues të këtyre produkteve në Shqipëri. Aplikimi u miratua dhe menjëherë pas kësaj çmimi i Lemon Sodas në tregun shqiptar kërceu në qiell. Dritan Bellaj Kjo ishte piketa e parë, e cila hapi një lojë shumë të rrezikshme në tregun shqiptar. Atë të monopolizimit të skajshëm. Pak kohë më parë, të njëjtin aplikim e bëri dhe kompania Albania Distribution & Development e biznesmenit...
Burimi:
sot.com.al