“Një kryeministër, që është turpi i këtij vendi”/ Reagon Vasili: Protesta, përgjigjja më e fortë ndaj narkoshtetit

“Një kryeministër, që është turpi i këtij vendi”/ Reagon Vasili: Protesta, përgjigjja më e fortë ndaj narkoshtetit

Ish-deputeti Petrit Vasili deklaroi se protesta qytetare është përgjigjja më e fortë ndaj “narkoshtetit”, duke akuzuar qeverinë për kapjen e institucioneve dhe shkatërrimin e shtetit ligjor. I ftuar në nje studio televizive, Vasili u shpreh se qytetarët kanë dalë në protestë për të kërkuar llogaridhënie, barazi para ligjit dhe hetimin e aferave që implikojnë kryeministrin Edi Rama. Sipas Vasilit, drejtësia nuk po vepron ndaj çështjeve si McGonigal, inceneratorët dhe afera të tjera, ndërsa theksoi se protesta do të vazhdojë derisa, ligji të zbatohet njësoj për çdo qytetar, përfshirë edhe kryeministrin. Petrit Vasili: Protesta vetë, në tërë dimensionin e saj, në tërë kohështrirjen, në të gjithë vendosmërinë që ka paraqitur dhe me qartësinë e jashtëzakonshme politiko-shoqërore të kërkesave të formuluara në pesë pika, të cilat janë...