Një Gjeneral në krye të Akademisë së FA, Nufi: Arsimi ushtarak, qendra ku formohen oficerët e së nesërmes
Gjeneral Major Ferdinand Dimo ka marrë zyrtarisht drejtimin e Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), pas dorëzimit të komandës nga Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji; gjeneralë, oficerë, pedagogë, studentë dhe të ftuar të tjerë. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të urdhrave përkatës, Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj vlerësoi bashkëpunimin gjatë drejtimit të Akademisë, ndërsa Gjeneral Major Ferdinand Dimo shprehu angazhimin për të vijuar modernizimin dhe forcimin e institucionit në përputhje me standardet e NATO-s. Një nga momentet simbolike të ceremonisë ishte dorëzimi i flamurit të komandës, që shënoi zyrtarisht kalimin e drejtimit të...
Burimi:
javanews.al