Një ditë para konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Rama: Synimi i përbashkët, negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda 2027

Një ditë para konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Rama: Synimi i përbashkët, negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda 2027

Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Durrës, kryeministri Rama u shpreh se synimi i tyre është që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda vitit 2027. Kryeministri u shpreh se ditën e nesërme do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së në Bruksel, ku do të vuloset ecuria e vendit për anëtarësimin në BE. “Jemi këtu dhe e çelëm këtë cikël takimesh këtu në Durrës jo rastësisht, por sepse Durrësi është shembëlltyrë e një transformimi të madh që ka në themelin e vet transformimin e vetë PS nga një forcë e krijuar nga një grup njerëzish kurajozë, në një forcë që hap pas hapi, me vendosmëri, durim, përkushtim u rrit, u rrit dhe u rrit dhe u kthye në një forcë...