“Nisma të reja për bashkitë”, Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të prezantohet një seri nismash të reja me fokus qytetarin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor, duke theksuar se bashkitë nuk duhet të kufizohen vetëm në përballimin e sfidave, por të rrisin standardin e shërbimeve publike. Në deklaratën e tij, Demo u shpreh se realizimi i këtyre objektivave kërkon edhe mbështetje financiare të qëndrueshme, për të cilën, sipas tij, qeveria është e angazhuar. “Një sërë nismash do prezantojmë këtë javë me në fokus qytetarin, baashkitë nuk janë vetëm në sfidën për përmirësim shërbimesh, por të rrisin nivelin e cilësinë e shërbimeve në nivel vendor. Kjo do kërkojë financim. Qeveria është e gatshme dhe unë besoj...
Burimi:
javanews.al