Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

Nisma botërore “Water Forward”, Petrit Malaj: Shqipëria e angazhuar për sigurinë e burimeve ujore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ishte i pranishëm në eventin e World Bank Group, lidhur me nismën botërore të quajtur “Water Forward”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Malaj ka ndarë pamje nga ky event, teksa ka konfirmuar se Shqipëria do të mbetet e angazhuar për sigurinë afatgjatë të burimeve ujore. “Në lançimin e nismës së re botërore “Water Forward”, të organizuar nga World Bank Group, si pjesë e takimeve të pranverës, e projektuar për të forcuar sigurinë ujore dhe për të zgjeruar partneritetet në sektorin e ujit, përmes mobilizimit të investimeve dhe nxitjes së potencialit ekonomik. Gjatë ndërhyrjes sime, rikonfirmova angazhimin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë afatgjatë të burimeve ujore. Me objektiva të qarta deri në vitin 2030 dhe në partneritet të ngushtë...