Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

Këshilli për Imunitetet dhe Mandatet nisi sot procesin e ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese i shpalli të paligjshme ndryshimet që socialistët miratuan në shtatorin e vitit të kaluar. Por Gjykata ende nuk e ka publikuar vendimin e arsyetuar, ndaj opozita kërkoi që diskutimet për rregulloren të nisin pasi të dalë vendimi i plotë, për të kuptuar ku duhet Parlamenti të ndërhyjë. “Nuk mundet të bëhet një prezantim, sa kohë ne nuk dimë për vendimin e Gjykatës, mënyrën se si ky Këshill do të marrë detyrat që na lë dhe t’i kthejmë ato në punë për Parlamentin. Duhet ta presim atë dhe më pas dikush të propozojë”, Oerd Bylykbashi, deputet PD. “Nuk flitet për urgjencë, sepse po mblidhemi pas një muaji e gjysmë...