Nis protesta ku kërkohet dorëheqja e Ramës/ Agjencia e madhe ‘Reuters’ vazhdon me transmetimet live
Ka nisur protesta e radhës në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Sërish agjencia Reuters, një nga më të mëdhatë në botë, po e transmeton live protestën në platformat e saj sociale. Ndërkohë, një ditë më parë Taulant Balla e sulmoi këtë agjenci se pse po e transmeton live protestën. Kujtojmë se kjo protestë ka tërhequr vëmendjen e shumë medieve të mëdha ndërkombëtare.
Burimi:
syri.net