Nis ndërtimi i IEVP-së së re në Kukës, Gogu: Reforma në drejtësi vazhdon edhe në sistemin penitenciar
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për Institucionin e ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Kukës, një investim prej 6.4 milionë eurosh që synon modernizimin e sistemit penitenciar dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për rehabilitimin e personave të privuar nga liria. Gjatë fjalës së tij, Ministri theksoi se projekti nuk përfaqëson thjesht ndërtimin e një godine të re, por një hap të rëndësishëm në reformën e sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale. Institucioni do të ndërtohet mbi objektet e ish-batalioneve ushtarake, do të ketë kapacitet për 160 të privuar nga liria, do të krijojë rreth 150 vende pune dhe do të ofrojë ambiente moderne për rehabilitim, edukim, shërbime shëndetësore, vizita familjare dhe efiçiencë energjetike. Ministri nënvizoi...
Burimi:
javanews.al