Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret dhe kritikat e BE-së, zbardhet raporti i IBAR për Shqipërinë
Shqipëria ka kaluar këtë të enjte draftin e qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të Bashkimit Europian në grupin e punës së COELA-s në Bruksel, në një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, të premten raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur si IBAR, pritet të shqyrtohet në grupin e punës të ambasadorëve të 27 vendeve anëtare të BE-së në COREPER. Miratimi i këtij raporti konsiderohet kyç për avancimin e mëtejshëm të negociatave dhe hapjen e fazës së mbylljes së kapitujve të anëtarësimit. Versioni i raportit, i datës 2 maj 2026, analizon funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike, sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe çështje të tjera themelore. Dokumenti krahason gjithashtu progresin me raportin e 26...
Burimi:
vizionplus.tv