Nga reforma territoriale te investimet strategjike, Gjin Gjoni: Qeveria po ndryshon Shqipërinë pa transparencë

Nga reforma territoriale te investimet strategjike, Gjin Gjoni: Qeveria po ndryshon Shqipërinë pa transparencë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve, foli mbi reformën territoriale të vitit 2014, projektin e Portit të Durrësit dhe mënyrën e menaxhimit të territorit nga qeveria.Ai u shpreh se reforma territoriale e miratuar nga mazhoranca në vitin 2014 është kthyer në “levën e Arkimedit” të shpopullimit të Shqipërisë, duke argumentuar se bashkimi i njësive vendore ka larguar shërbimet nga qytetarët dhe ka ndikuar në zbrazjen e zonave të caktuara.Gjoni deklaroi se të njëjtin model e sheh edhe te projektet e mëdha strategjike, përfshirë Portin e Durrësit, ku sipas tij vendimmarrjet janë marrë pa transparencë të mjaftueshme dhe pa një konsultim real me publikun.Ai kërkoi që SPAK të nisë një hetim të thelluar për procedurat e ndjekura për Durrës...