Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Dorëheqja, kërkesa kryesore e protestuesve, nuk është opsion për maxhorancën socialiste.  Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi thotë se ndaj protestës do të jenë të kujdesshëm për të dëgjuar kërkesat e drejta qytetare, por mandati do të çohet deri në fund. “Përsa i përket kërkesave politike, Partia Socialiste vazhdon ti qëndrojë besnik mandatit që i kanë dhënë shqiptarët në 11 Maj të vitit të kaluar. Kemi një marrëveshje, të çojmë vendin drejt integrimit në Bashkimin Europian, të shtojmë investimet dhe shërbimet për qytetarët dhe të forcojmë Shqipërinë. Këtij mandati ne do ti qëndrojmë deri në fund”, tha Klosi. Numri 2 i socialistëve komenton edhe zërat në radhët e të majtëve që kanë dalë pro protestës, siç është deputetja e larguar nga PS Marjana Koçeku...