Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

Indeksim i diferencuar, rishikim i moshës së përgjithshme dhe asaj të daljes së parakohshme në pension… Ndryshimeve në skemën e pensioneve do t’i shtohet edhe një formulë që përkthen më shumë mirëqenie për të moshuarit nga rritja ekonomike e vendit. Dokumenti për rishikimin e skemës së pensioneve është gati për t’u hedhur në konsultim publik nga muaji shtator. “Dhe jo në këtë rast vetëm në aspektin ekonomik, sepse indeksimi dhe bonusi shikohen edhe në aspektin politik. Ata janë të gjithë votues. Unë gjykoj se janë pjekur kushtet që qeveria të lëvizë. Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka 11 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar. Shpresojmë të mos mbetet thjesht si deklaratë publike.” Një tjetër ndryshim që pritet...