Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

Historia e Ballkanit ka dëshmuar vazhdimisht se paqja e ndërtuar mbi heshtjen e padrejtësive mbetet e brishtë, ndërsa stabiliteti i qëndrueshëm mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e barazisë reale, bashkëpunimit të sinqertë dhe respektimit të dinjitetit politik të të gjitha komuniteteve. Zëri i studentëve shqiptarë përfaqëson jo vetëm një protestë brezash, por edhe një thirrje për reflektim demokratik dhe një paralajmërim moral mbi të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Mënyra se si ky zë do të dëgjohet dhe do të trajtohet nga institucionet vendore, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare mund të ndikojë jo vetëm në fatin e një lëvizjeje studentore, por edhe në drejtimin strategjik të shtetit në vitet që vijnë   Nga Prof.dr Skender Asani Në momentet vendimtare të historisë politike, shoqëritë...