‘Nga ky shesh do i vijë fundi Edi Ramës!’ Qytetarët ndezin dritat e celularëve: Jemi shumë

‘Nga ky shesh do i vijë fundi Edi Ramës!’ Qytetarët ndezin dritat e celularëve: Jemi shumë

Mijëra protestues nën apelin e aktivistit Edison Lika, në shenjë revolte për besën që kërkonte kryeministri Edi Rama, ndezën blicat e celularëve dhe nisën t’i këndonin refrenin e këngës që është bërë aq shumë virale: “Rama, jepe dorëheqjen! 'Nga ky shesh do i vijë fundi Edi Ramës!”. ër disa minuta bulevardi ndriçoi nga dritat e mijëra celularëve dhe ushtoi nga kënga revolucionare. “Shqipëria kërkon revolucion” “Ju erdhi fundi”, ishin thirrjet e tjera të qytetarëve. Lika përsëriti kërkesën ndaj SPAK për hetimin e Ramës ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestat e banorëve të cilët Rama kërkon tu shkrijë bashkitë duke i lënë pa shërbim me qëllim shpopullimin e tyre.