Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka depozituar në Kuvend një paketë të re nismash ligjore që synojnë, sipas PD, përafrimin e interesit publik me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nismat u prezantuan nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili i cilësoi ato si një reagim ndaj, siç tha ai, modeleve qeverisëse që cenojnë interesin publik dhe favorizojnë interesa të caktuara. “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sapo ka depozituar zyrtarisht sot në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Paketa ligjore përfshinë: Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve. Shfuqizimin e disa dispoazitave...
Burimi:
top-channel.tv