Nga abuzimi me detyrën te llogaritë e fshehura, Klodiana Lala zbulon strategjinë e SPAK që mund të sjellë ashpërsim…
Gazetarja e njohur, Klodiana Lala zbuloi dje në një studio televizive se akuzat ndaj ish-zv/kryeministres së pandehur për abuzim me detyrën Belinda Balluku, mund të ashpërsohen më tej nga Prokuroria e Posaçme (SPAK-u). Ndërsa lidhi edhe zhvillimet e fundit mbi procesin hetimor, ku u mor këtë të martë në pyetje edhe Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit Igli Tare, në lidhje me këtë dosje, ajo tha se kishin lidhje me kontrollet e ushtruara dhe se gjithashtu pritet një thirrje edhe ndaj drejtorit sportiv të Milanit. “Për zonjën Balluku kemi pasur një pyetje të Agron Tares, që ka dhënë dëshmi në SPAK për pasurinë e Balluku dhe kontrollet e kryera. Kjo në kuadër të hetimit penal por edhe verifikimit të pasurisë që po i bëhet zonjës Balluku....
Burimi:
sot.com.al