Neza: BE-ja rrëzoi manovrën e Ramës, SPAK i lirë të ndjekë çdo deputet pa bekimin e shumicës
Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi çështjen e imunitetit parlamentar dhe raportin e fundit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke theksuar se arsyeja e ekzistencës së imunitetit të deputetëve lidhet ekskluzivisht me funksionimin normal të parlamentit dhe jo me mbrojtjen e interesave personale të një ligjvënësi të veçantë. Sipas Nezës, kjo çështje ka mbajtur të angazhuar edhe Gjykatën Kushtetuese gjatë shqyrtimit të ankesës së kryeministrit ndaj kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish-ministres Belinda Balluku. Gjykata u nda në mënyrë të barabartë, katër me katër, duke lënë në fuqi vendimin që ndjekja penale ndaj një deputeti mund të realizohet nga SPAK-u edhe pa kërkuar leje paraprakisht. Neza vlerësoi si sinjifikativ faktin që...
Burimi:
syri.net