‘Nesër më shumë!’/ Revolta qytetare kundër qeverisë, mbyllet protesta e 47-të
Ka përfunduar protesta e 47-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, protestuesit u rikthyen para Kryeministrisë, ku vijuan me thirrje kundër qeverisë. Gjatë mbylljes së tubimit u dëgjuan slogane si “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”. Në përfundim të protestës, organizatorët dhe pjesëmarrësit njoftuan se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave të ardhshme me mesazhin: “Nesër më shumë!”
Burimi:
syri.net