Nesër mbledhja në Bruksel për miratimin e raportit të IBAR, Rama: Ne na përfaqëson KE. Vendet anëtare tani pyesin vetëm për piketat përmbyllëse të negociatave
Grupi i Punës për Zgjerimin dhe vendet Negociuese me BE njohur si (COELA) do të mblidhet nesër në Bruksel për të diskutuar lidhur me raportin e IBAR për Shqipërinë. Një ditë përpara kësaj mbledhje, kreu i qeverisë, Edi Rama u pyet në konferencën për shtyp nëse pret që nga kjo mbledhje të miratohet ku raport dhe të ketë një datë për konferencën ndërqeveritare që i hap rrugën nisjes së mbylljes së kapitujve të parë? “Sa i përket se çfarë ndodh nesër, nuk them asgjë më shumë se sa atë që ne nuk jemi në atë tryezë. Aty na përfaqëson Komisioni Europian, qëllimin tonë e përfaqëson komisioni. Pra Komisioni është dakord që ne I kemi plotësuar 100% të gjitha detyrat për të marrë dritën jeshile për...
Burimi:
top-channel.tv