Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

Dita e 39-të e protestës duket se ka shënuar edhe degradim të gjuhës së një prej organizatorëve të saj. Duke mbajtur fjalën e zakonshme në nisje të protestës, Arben Kola ka uruar që kryeministri Edi Rama “të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë” ditën e nesërme, në ditën e 40-ë të protestës. Kola ka kërkuar nga qytetarët që të bojkotojnë koncertin e këngëtarit Kanye ëest, që do të zhvillohet në Tiranë. “Vazhdoni të prishni algoritmin dhe bojkotoni Kanye ëest bashkë me Ramoviçin, i cili është çmendur dhe shpresojmë që shumë shpejt të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë dhe Shqipëria të shpëtojë. Mbase nesër, që janë të 40-at, ja hamë edhe hallvën dhe të shpëtojmë. Mbase nesër vendos të hidhet ose nga charteri që po vjen nga...