“Nëse ta kthejnë vezën mbrapsht, ti ankohesh”, Braçe përballet me protestuesen para Kuvendit
Deputeti Erjon Braçe, teksa futej sot në ambientet e kryesisë së Kuvendit, u përball me aktivisten Arvina Lleshi, e cila është pjesë aktive e protestës. Braçe nuk hezitoi të ndalojë për të debatuar me aktivisten, teksa në disa momente nuk e kurseu ironinë dhe dozat e humorit. Pjesë nga biseda:Aktivistja: Deputet i shitur, më në fund ju kapëm. Pse i fshiheni popullit? Dje ku ishit, nga dolët dje nga parlamenti?Braçe e shoqëron deklaratën e aktivistes duke qeshur dhe shprehet: Si më kape?Aktivistja: Ku ishit dje?Braçe: Pse bërtet kështu? Në parlament isha. Avash avash se më “lave”.Aktivistja: Nga dolët dje?Braçe: Atje ku ishe ti dolëm. Të respektuam, ata që të shanë bënë shumë gabim. Ti nuk na respektove.Aktivistja: Unë kam pasur respekt për të gjithë, sepse...
Burimi:
javanews.al