“Nëse bie zjarr, do piqen të gjallë”/ Erion Braçe denoncon rrugët e bllokuara në kryeqytet: Këto lagje janë një kurth
Socialisti Erion Braçe ka denoncuar me anë të një videoje një tjetër problematikë që ai ka konstatuar në kryeqytet. Me anë të videos së shpërndarë në Facebook, Braçe shpreh shqetësimin e tij për një lagje në Tiranë, ku rrugët e ngushta dhe të bllokuara nga makina të dala jashtë funksionit nuk lejojnë që nëse bie zjarr aty të kalojë një zjarrfikëse. “Jam këtu tek “Libri Universitar”, këto janë lagjet kurth të qendrës së Tiranës. Nëse larg qoftë bie zjarr, zjarrfikësja nuk hyn dot në asnjë anë, as nga këtej ku hyra unë. Këto makinat e braktisura prapë. As nga kjo anë tjetër këtej, që me thënë të drejtën nuk ke rrugë sepse bllokohet, është aq e ngushtë sa nuk hyn dot asgjëkundi. Domethënë, gjëja më...
Burimi:
top-channel.tv