Nëna e pyet për pagën minimale, Rama: Do të shqyrtojmë mundësinë për indeksim të ndihmës
Gjatë vizitës në Qendrën Sociale “Jonathan”, një nënë që kujdeset për një fëmijë me aftësi të veçanta i kërkoi kryeministrit Edi Rama që përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kujdestarët të mund të përfitojnë edhe një pagë minimale. Në përgjigje të saj, Rama tha se çështja është diskutuar dhe se qeveria do të shqyrtojë mundësitë për këtë kategori, duke marrë parasysh nevojat e familjeve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta. “E diskutova atë ditë që bëmë miratimin, që të shikojmë mundësinë për këtë kategori, duke pasur parasysh se këto janë të ardhura që i administrojnë prindërit. Do të shikojmë mundësinë edhe të indeksimit, që siç bëjmë indeksimin e pensioneve, të bëjmë edhe indeksimin e ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta, që të mos...
Burimi:
vizionplus.tv