Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e për’dhunuan protestuesit

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e për’dhunuan protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e një gruaje të moshuar me djalin në spektrin e autizmit, e cila u sulmua me ujë me piper nga policia, duke akuzuar organizatorët se e kanë përdorur për qëllime politike. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se gruaja nuk është ndjerë e mbështetur nga institucionet për shkak të hendekut mes rezultateve të qeverisë dhe përjetimit të saj personal. Sipas kryeministrit, protestuesit e kanë marrë gruan në Parlament dhe e kanë vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për të krijuar një përplasje me policinë dhe institucionet. Ai akuzoi kundërshtarët politikë se përdorin raste të tilla për të krijuar simbolika proteste, ndërsa kërkoi që qeveria të përmirësojë komunikimin dhe empatinë ndaj qytetarëve....