“Në protestë kishte edhe socialistë që ndihen të përjashtuar”, Braçe: Nuk kemi luksin të humbasim një projekt si ai i Zvërnecit

“Në protestë kishte edhe socialistë që ndihen të përjashtuar”, Braçe: Nuk kemi luksin të humbasim një projekt si ai i Zvërnecit

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas protestës para Kryeministrisë për projektin e Zvërnecit. Në një status në Facebook Braçe tha se në protestën e ditës së djeshme kishte edhe socialistë të cilët sipas tij ndihen të përjashtuar. Më tej ai shprehu se partia duhet të qeverisë me ta, por shtoi se Shqipëria nuk e ka luksin e humbjes së një projekti të tillë si ai i Zvërnecit. Postimi i plotë i Erion Braçes: PROTESTA-njerezit e saj, QEVERISJA-me ta, PROJEKTI-nuk duhet ta humbim! Disa fjale per njerezit, socialistet gjithashtu PROTESTA KISHTE NJEREZ-qytetare te thjeshtë, te zakonshem, shume te tille qe kishin lene angazhimet e tyre per te na thene me ze dhe publikisht, mendimin e tyre, ate qe ata kundershtojne. Me ta kishte edhe natyrdashes,...