“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqipëri

“Në protesta ka aktorë që synojnë destabilizimin”/ Ish-diplomati për Hudutin: Ka qenë një person destruktiv në Shqipëri

Ish-diplomati Blerim Canaj ka komentuar protestat që lidhen me çështjet mjedisore dhe investimet e huaja, duke shprehur qëndrimin se ato mund të jenë duke u shfrytëzuar nga individë me interesa politike. Sipas Canajt, shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut e dëshirojnë një mjedis të pastër, por njëkohësisht mbështesin edhe investimet e huaja. Canaj ka deklaruar se protestat dhe ankesat publike janë të tepërta nëse pas tyre nuk qëndrojnë shqetësime reale, duke sugjeruar se në disa raste mund të ketë aktorë politikë me ambicie të caktuara që kanë qëllime destabilizuese. Në reagimin e tij, ish-diplomati ka përmendur edhe Hudutin, për të cilin ka thënë se është i angazhuar në promovimin e islamit politik dhe se aktiviteti i tij publik nuk është fshehur asnjëherë. “Çka...