Në postet kryesore rikonfirmohen Noka e Bardhi, kreu i PD ngushëllon Palokën, Bylykbashin dhe Boçin
Zemërthyer, por edhe në garë pa dëshirë. Një ditë pas votimit të ekipit të ri drejtues të partisë, Sali Berisha u shfaq për të ngushëlluar ish-bashkëpunëtorët që mbetën jashtë kupolës drejtuese. Një ndjesë kishte për Lorenc Lukën, që e pa emrin e tij në fletën e votimit pa dëshirë. “Kam një ndjesë publike për zotin Lorenc Luka, i cili ka dërguar një mesazh me të cilin ai informon se nuk dëshiron të kandidojë, por mesazhi është lexuar me vonesë. Dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë ish-bashkëpunëtorët e mi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Ivi Kaso, Edi Paloka, për kontributin e tyre të çmuar“, u shpreh Berisha. Entuziast u shfaq për fituesit. Flamur Noka do e ketë sërish krah të djathtë, pasi rikonfirmoi karrigen e sekretarit...
Burimi:
ntv.al