“Në këtë moment nuk ka asnjë projekt të miratuar për Zvërnecin”, Rama: Kërkuam ulje të intensitetit të ndërtimeve dhe mbrojtje të lagunës

“Në këtë moment nuk ka asnjë projekt të miratuar për Zvërnecin”, Rama: Kërkuam ulje të intensitetit të ndërtimeve dhe mbrojtje të lagunës

Projekti i Zvërnecit është tema e ditës në konferencën e sotme të kryeministrit Rama, i cili mes të tjerash shprehet se do të ruhet natyra dhe se në këtë moment nuk ekziston asnjë projekt, pas refuzimit të të parit. “Ajo që dua t’ju them si anë tjetër të medaljes, është se Pish Poroja nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet kategori e pestë, “Peizazh i mbrojtur”. Për këtë ka një vendim qeverie. Në ligjin tonë këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Sa më lart shkohet drejt kategorive 1 dhe 2 aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Kategoria e pestë është e ndërtuar sipas natyrës së bashkëjetesës për turizëm dhe zhvillim. Është një zonë ku mund...