“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, këtë nuk e zgjidhni dot me mua

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, këtë nuk e zgjidhni dot me mua

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Zvërnecit, ku foli për pronën ku do të bëhet projekti. Një prej qytetarëve u shpreh se ajo pronë është grabitur, ndërsa Rama iu përgjigj se toka tashmë është shitur dhe çdo gjë është në dorën e gjykatës. Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar këtu te ne. Rama: Po fillove drejtësi e korruptuar e këto… E besoni ju që ne kemi një zonë që kemi pronarë në det? Kemi parcela në det. Parcela të kufizuara mbi tokë jeshile, gjysmë-jeshile, edhe mbi shkëmbinj kam parë pronarë, që i kanë pasur të parët e tyre zogj që rrinin në shkëmb… por në...