“Ne fshatarëve nuk na vjen radha”, Korreshi ironizon në Kuvend. Debat me Peleshin

“Ne fshatarëve nuk na vjen radha”, Korreshi ironizon në Kuvend. Debat me Peleshin

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ankua për vonesën në pranimin e kërkesës së tij për interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala. “Kam kërkuar interpelancë me shoqen ministre për punët e shnetit. Ne fshatarëve nuk na vjen radha.”, ironizoi Korreshi. Ai shtoi: “Në Lushnjë nuk pret situata se kur e ka terezinë ministrja. Në fund të vitit nuk premton situata për qytetarët e Lushnjës.” Peleshi iu përgjigj se interpelancat e kërkuara nga Korreshi janë programuar në kalendarin që sapo u miratua dhe e ftoi atë t’i hidhte një sy.