‘Në BE nuk shkohet me vjedhje dhe korrupsion’, Alimehmeti: Nuk integrohesh duke mbrojtur imunitetin e Ballukut

‘Në BE nuk shkohet me vjedhje dhe korrupsion’, Alimehmeti: Nuk integrohesh duke mbrojtur imunitetin e Ballukut

Ish-kandidati për deputet i PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe këshilltari i bashkisë së Tiranës, Ilir Alimehmeti, mendon se integrimi i vendit nuk është çështje letrash, por vlerash dhe se në BE nuk shkohet duke mbrojtur në bllok imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku, tashmë e shkarkuar dhe e pandehur nga SPAK-GJKKO në masë sigurie për abuzim me detyrën. I ftuar në një emision televiziv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së komentoi aktualitetin politik dhe jo vetëm, duke analizuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit, drejtësinë, skandalet në qeveri dhe zgjedhjet në parti. Duke iu referuar edhe votimit të Rezolutës në Kuvend për integrimin pas paktit PD-PS të enjten, me 114 vota, ai tha se e mbështet. “Në faktorin ndërkombëtar është gjëja...