‘Ndyrësira, vrasës’/ Aktori i njohur shpërthen ndaj qeverisë: Do ikni si plehra, do t’ju bëjë populli shoshë

‘Ndyrësira, vrasës’/ Aktori i njohur shpërthen ndaj qeverisë: Do ikni si plehra, do t’ju bëjë populli shoshë

Aktori shqiptar Herion Mustafaraj është shfaqur tejet i revoltuar në një video të publikuar së fundmi, ku ka shpërthyer ndaj qeverisë dhe gjendjes sociale në Shqipëri. Në video, Mustafaraj akuzon drejtuesit politikë për braktisjen e qytetarëve, veçanërisht të moshuarve, duke u shprehur se vendi është lënë në mjerim, varfëri dhe pasiguri. Ai shprehet se pensionistët po përballen me kushte të rënda jetese, pa mundësi për të siguruar ngrohje, ushqim apo ilaçe cilësore, ndërsa akuzon institucionet për korrupsion, padrejtësi dhe shkatërrim të pronave të qytetarëve në favor të interesave të errëta ekonomike. Në deklaratën e tij, aktori ndalet edhe te përvoja personale me sistemin e drejtësisë shqiptare, duke rrëfyer vështirësitë e gjata ligjore për çështje trashëgimie familjare, që sipas tij pasqyrojnë një sistem të kalbur dhe...