Ndryshimet në Kodin Rrugor pas aksidentit në Durrës, shtyhen diskutimet. Balla: Të njihen të gjithë deputetët
Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro dhe 24 kundër kërkesën për shtyrjen e diskutimeve mbi ndryshimet në Kodin Rrugor, të propozuara nga Partia Socialiste pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se dy deputetë socialistë kanë depozituar amendamente që synojnë forcimin e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje të rënda rrugore. Balla kërkoi shtyrjen e diskutimeve në mënyrë që të gjithë kolegët e Kuvendit të njihen me ndryshimet e propozuara. “Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, janë propozuar amendamente që lidhen me marrjen e masave ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm. Kërkojmë shtyrjen e diskutimeve për t’u dhënë kohë deputetëve dhe komisionit që...
Burimi:
javanews.al