Ndryshime në rregulloren e Gardës, vendosen ‘kufijtë’: Ndalohet angazhimi politik, lejohet organizimi në sindikata

Ndryshime në rregulloren e Gardës, vendosen ‘kufijtë’: Ndalohet angazhimi politik, lejohet organizimi në sindikata

foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e Gardës së Republikës së Shqipërisë. Me vendim të firmosur nga kryeministri Edi Rama, janë vendosur kufizime të reja për angazhimin politik të punonjësve të Gardës së Republikës. Bëhet fjalë për ndryshime që prekin nenin 158 të rregullores së miratuar në vitin 2021 dhe lidhen kryesisht me sjelljen, angazhimin politik dhe të drejtat e punonjësve të Gardës. Sipas vendimit të ri: -Punonjësve të Gardës u ndalohet të mbështesin fushata politike, të kontribuojnë fizikisht apo financiarisht për parti, kandidatë apo organizata politike, si edhe të shprehin publikisht bindjet apo preferencat e tyre politike. -Pjesëmarrja në mbledhje dhe tubime të partive politike është e ndaluar edhe kur punonjësi nuk ndodhet në detyrë. -Efektivët e...