Ndërtimi në Zvërnec, Rama: SPAK të hetojë origjinën e pronës, por s’ka shans që investimi të ndalojë sa kohë të jem unë këtu

Ndërtimi në Zvërnec, Rama: SPAK të hetojë origjinën e pronës, por s’ka shans që investimi të ndalojë sa kohë të jem unë këtu

Edi Rama: Pavarësisht se është pak larg temës, megjithatë nuk do t’i shmangem. Kjo e SPAK-ut ka dy pjesë: pozitive, që i takon SPAK-ut, dhe atë të shëmtuar, që u takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK-ut. Pjesa pozitive është ajo e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Është shumë pozitive që SPAK-u ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndanë me opinionin publik gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, pasi investitorët që janë sot zotëruesit e pronës, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji shqiptar, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm. Burimet financiare të tyre, përmes të cilave është kryer...