Ndërron jetë babai i ish-Presidentit Ilir Meta, kreu i PL-së do të marrë pjesë në varrim
Rexhep dhe Ilir Meta TIRANË-Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Rexhep Meta do të përcillet për në banesën e fundit në Skrapar. Vetë Meta do të marrë pjesë në varrimin e të atit. Ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar. Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse. Ilir Meta ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024. Ai akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion./ZËRI
Burimi:
zeri.ai