Ndërpritet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana i kërkon Berishës zbatimin e Statutit
Sali Berisha TIRANË-Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione, pasi anëtarja Ilirjana Kuçana i ka kërkuar publikisht kryetarit të PD-së, Sali Berisha, respektimin e Statutit të partisë. Gjatë fjalës së saj, Kuçana deklaroi se kishte depozituar një kërkesë zyrtare 24 orë më parë, por se ende nuk kishte marrë një përgjigje. Ajo këmbënguli që procedurat statutore të zbatohen, duke shkaktuar debat në sallën ku po zhvillohej mbledhja. Pas këtij momenti, transmetimi i mbledhjes në platformat zyrtare të Partisë Demokratike u ndërpre, ndërsa zhvillimet e mëtejshme nuk u transmetuan drejtpërdrejt. View this post on Instagram Ndërprerja e transmetimit ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje mbi mënyrën se si vijoi mbledhja pas debatit mes Kuçanës dhe drejtuesve të Partisë Demokratike.
Burimi:
zeri.ai