Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër një ngjarje të ndodhur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku sipas tij, tre deputetë të koalicionit shqiptar VLEN nga Maqedonia e Veriut nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Shqipërisë. Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi këtë bllokim si një skandal të rëndë diplomatik dhe një akt antishqiptar të urdhëruar drejtpërdrejt nga Kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se deputetët, të cilët udhëtonin me pasaporta diplomatike, u trajtuan në mënyrë të papranueshme dhe në shkelje flagrante të marrëveshjeve ndërkombëtare. “Në një akt antishqiptar të paprecedent që nga diktatura e Enver Hoxhës, dhe në një skandal shumë të rëndë diplomatik dhe politik, dje me urdhër të Edi Ramës, nuk u lejuan të hyjnë në...
Burimi:
javanews.al